Aktualitet

FOTO/ Njihuni me HEROIN e Gramshit që shpëton banorët nga zjarret dhe ndihmon në shuarjen e flakëve

Shkruar nga Liberale

FOTO/  Njihuni me HEROIN e Gramshit që shpëton banorët nga

Personi në foto është Mirgen Çela, një banor i Gramshit, i angazhuar si vullnetar për të ndihmuar në situatën e zjarreve që ka përfshirë disa fshatra të këtij qyteti.

Ai u shpreh për Report Tv, se sot situata është e vështirë në fshatin Nartë, ku flakët janë përhapur në të gjithë fshatin. Zjarri po përparon drejt banesave, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar.

Mirgen Çela u angazhua edhe ditën e djeshme, kur shpërtheu situata alarmante në fshatrat e Gramshit. Ai ndihmoi disa familje një ditë më parë duke i larguar nga zona e rrezikut, por fatkeqësisht humbi edhe shtëpinë e tij, që u përfshi nga flakët e mëdha. 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH