Aktualitet

TENSIONE para godinës së News24/ Policia i nxjerr me forcë, punonjësit i bie të fikët

Shkruar nga Liberale

TENSIONE para godinës së News24/ Policia i nxjerr me forcë,

Situata e tensionuar para godinës së News24 ka marrë një tjetër kthesë sot, pasi një prej punonjësve të televizionit, Arkad Bazaiti, i cili ishte futur brenda në kuadër të procedurës për marrjen e sendeve të punës të sekuestruara më herët nga policia ushtarake, është ndjerë keq pas daljes nga ambientet me forcë nga autoritetet.

Menjëherë pas incidentit, para godinës ka mbërritur një mjet i urgjencës për t’i ofruar kujdes shëndetësor dhe ndihmën e parë punonjësit.

Ky zhvillim vjen mes tensioneve të vazhdueshme, ku gazetarët e News24 dhe Panorama vijojnë të mos lejohen të hyjnë lirshëm në vendin e punës, pavarësisht vendimit të gjykatës që u jep të drejtën për të marrë mjetet dhe materialet e tyre.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH