Aktualitet

Zyra e BE në Tiranë reagon për mbylljen e televizionit News 24: Të mos cënohet puna e gazetarëve për të ushtruar profesionin!

Shkruar nga Liberale

Zyra e BE në Tiranë reagon për mbylljen e televizionit News 24:

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, ka reaguar në lidhje me mbylljen e përkohshme të televizionit të parë informativ në Shqipëri, News 24, për shkak se godinat ku ushtrohej aktiviteti i përkasin tashmë kompanisë shtetërore KAYO.

Në deklaratë theksohet se çdo veprim i ndërmarrë duhet të mos cënojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Sipas zyrës së Bashkimit Europian këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës.

Deklarata e plotë e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë:

Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj. Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre.

Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH