Aktualitet

I vihet TRITOLI lokalit në qendër të Tiranës, çfarë thotë policia?

Shkruar nga Liberale

I vihet TRITOLI lokalit në qendër të Tiranës,

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një lokal në Rrugën e Durrësit, në Tiranë.

Paraprakisht raportohet se lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit dhe shpërthimi ka nodhur rreth orës 03:45.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa raportohet se nuk ka persona të lënduar.

Tiranë/Informacion paraprak:

Rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH