Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e të shtënave.
Të plagosurit janë identifikuar si Ernest Lama, 24 vjeç, dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç. Ata morën ndihmën e parë në spitalin e Sarandës dhe pritet të transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në rrethana ende të paqarta. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, po punon për të identifikuar autorin, për të zbardhur shkaqet dhe për të dokumentuar ngjarjen në mënyrë të plotë ligjore.