Situata e flakëve në vend mbetet serioze, teksa Gramshi është ende një zonë problematike.
Prej disa orësh në këtë zonë është ndërprerë energjia elektrike.
Në Kullollas dhe njësinë Skënderbegas, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke përfshirë disa fshatra dhe shkaktuar një viktimë. Janë raportuar dëme në banesa.
Zona është evakuuar, por disa prej banorëve kanë vendosur të qëndrojnë në banesat e tyre, për të mos i lënë këto të fundit në mëshirën e fatit.