Sport

Ish-lojtari i NFL, Bryan Braman, ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare

Shkruar nga Liberale.al

Ish-lojtari i NFL, Bryan Braman, ndahet nga jeta në moshën

Ish-lojtari i njohur i Philadelphia Eagles dhe Houston Texans, Bryan Braman, është ndarë nga jeta në moshën 38 vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Lajmin e konfirmoi agjenti i tij, duke bërë me dije se Braman vdiq të enjten, duke lënë pas dy vajzat e tij të vogla, Blakely 11 vjeç dhe Marlowe 8 vjeç.

Përkrahja për familjen e tij ka qenë e madhe, me shumë ish-bashkëlojtarë që u angazhuan për të ndihmuar me shpenzimet mjekësore. Në një faqe GoFundMe u mblodhën më shumë se 88 mijë dollarë, përfshirë një donacion prej 10 mijë dollarësh nga ylli i NFL-së, JJ Watt.

JJ Watt e kujtoi Bramanin me fjalët: “Pusho në paqe, vëlla. Ike shumë herët.”

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH