Vllaznia vazhdon me përforcimet në merkato. Klubi shkodran prezantoi këtë të premte të 8 gushtit afrimin e Sherif Kallakut, i cili ka firmosur për dy sezone.
Mesfushori rikthehet në Superiore, si një dëshirë e madhe e trajnerit Edi Martini, i cili e ka drejtuar edhe në të kaluarën.
Kallaku e njeh mirë kampionatin, pasi në të kaluarën ka shkëlqyer me Teutën, ndërsa ka luajtur edhe për Tiranën dhe Partizanin.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027.
Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Sherif”, shkruan klubi.