Sport

Shprehet për herë të parë Armando Broja pas transferimit te Burnley

Shkruar nga Liberale

Shprehet për herë të parë Armando Broja pas transferimit te

Armando Broja kompletoi transferimin te Burnley këtë të premte të 8 gushtit. Sulmuesi i Kombëtares ka firmosur për pesë sezone me skuadrën e re.

Në fjalët e para si një lojtar i Burnley-t, Broja u shfaq shumë i lumtur, ndërsa theksoi se mezi pret të nisë aventurën e re.

“Jam shumë i emocionuar që jam këtu si lojtar i Burnley-t. Është një moment pozitiv që bashkohem me këtë klub në fillim të sezonit të ri në Premier League. Mezi pres të filloj. Ndihem shumë mirë dhe jam i emocionuar për këtë sfidë të re.

E ndjej që tani mbështetjen e tifozëve të Burnley. Mund t’ju them të gjithëve se do të jap gjithçka sa herë të vesh këtë fanellë”, u shpreh Broja.

Transferimi i sulmuesit 23-vjeçar i ka kushtuar arkave të Burnley rreth 20 milionë paund.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH