Egnatia ka marrë një rezultat pozitiv sot në mbrëmje, në ndeshjen e parë të turit të tretë të Conference League.
Skuadra kampione e Shqipërisë ka barazuar 0-0 kundër Olimpija Lubljanas, që ishte edhe favoritja e madhe për këtë ndeshje. Vendasit humbën shansin duke shpërdoruar një penallti në minutën e 68-të, kurse ekipi shqiptar u penalizua edhe me një karton të kuq në minutën e 90-të me Abdurraman Fangaj, por mundi ta ruante barazimin në minutat shtesë.
Egnatia ndeshjen e kthimit do ta luajë të enjten e ardhshme (21 gusht) dhe fusha duket si një detaj favorizues.