Sport

Si u realizua transferimi i parë i Besës dhe Ardonit te Milani.Detaje nga prapaskena

Shkruar nga Liberale

 

Si u realizua transferimi i parë i Besës dhe Ardonit te Milani.Detaje

E përditshmja italiane sportive “Gazzetta Dello Sport” ka botuar sot një artikull mbi prapaskenat e firmës së Ardon Jasharit me Milanin.

Mesfushori raportohet se i ka qëndruar besnik fjalës që u kishte dhënë drejtuesve kuqezinj, duke respektuar “besën”, një term që artikulli i mëposhtëm i gazetës e ka shpjeguar me hollësi duke u ndalur mbi vlerat e traditës së shqiptarëve.

“Është një përkufizim që bën pjesë në traditën antike shqiptare, në përdorim edhe në ditët e sotme, dhe përfshin konceptin e besueshmërisë. Një nga arsyet pse mesfushori nuk hoqi kurrë dorë”, shkruhet në shpjegimin e artikullit të cilin mund ta lexoni të plotë në vijim.

Artikulli i plotë i “Gazzetta Dello Sport”:

Vende të ndryshme, zakone të ndryshme. Në kufirin midis Afganistanit dhe Pakistanit, ku lufta dhe dhuna janë shoqërues të trishtë të udhëtimit të jetës, mbizotëron pashtunwali, që për popullsinë lokale “Pashtun”, vjen para çdo gjëje tjetër, madje edhe mbi urrejtjes fisnore. Është një kod etik që përfshin mikpritjen, mirëseardhjen dhe respektin për çdo vizitor. Shqipëria ka diçka të ngjashme dhe Milani përfitoi prej saj në negociatat për Ardon Jasharin. Quhet “besa”.

BESA- “Besa” është një parim themelor kulturor në traditën shqiptare, që përfaqëson fjalën e dhënë, nderin personal dhe besueshmërinë e një individi. Është e ndryshme, por plotësuese e “nderi”, më qartësisht nderi familjar. Të dy konceptet ndërthuren në një kulture turpi, në të cilën identiteti dhe reputacioni shoqëror bazohen në respektin për kodet e përbashkëta morale. Kuptimi i nderit në këtë kontekst nuk duhet të keqkuptohet me konotacionin e tij negativ ose kriminal, si në rastin e “njerëzve të nderit” të mafias. Përkundrazi, është shumë më afër idesë së integritetit dhe përgjegjësisë. Besa është një premtim që nuk mund të thyhet. Gjatë shekujve kur Kanuni, kodi zakonor shqiptar, ishte në fuqi, si “besa” ashtu edhe “nderi” morën fuqi të vërtetë ligjore. Pikërisht për këtë arsye, edhe sot, për shumë shqiptarë, një shtrëngim duarsh ose një fjalë e caktuar është po aq e rëndësishme sa një nënshkrim mbi një kontratë. Me sa duket, mesfushori zviceran me origjinë shqiptare i kishte dhënë fjalën Milanit dhe për këtë arsye, ai luftoi me vendosmëri për ta respektuar atë marrëveshje, duke refuzuar oferta më të larta financiare nga klube të tjera për Bryzhin.

FYERJA – Edhe sot, në Shqipërinë bashkëkohore, tani shumë larg mentalitetit të Kanunit, një nga fyerjet personale më serioze dhe të pafalshme është etiketimi i “pabesë”, që do të thotë “pa besë”, e ngjashme me fjalët shumë të rënda latine infidus dhe perfidus, shumë më fyese se homologët e tyre modernë italianë. Falë besës, Shqipëria shpëtoi shumë hebrenj gjatë Holokaustit dhe shqiptarëve iu dha titulli “Të Drejtë Ndër Kombet”. Dhe falë besës, për t’u kthyer te çështje shumë më të vogla, Alegri më në fund kishte mesfushorin e tij.”

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH