Shkrimtari dhe publicisti nga Kosova Migjen Kelmendi i ftuar sot në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ndërsa ka folur mbi publikimin e romanit të tij ‘Gryka e Kohës’, botim i ‘UET Press’, ka sqaruar edhe polemikën me kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e këtij të fundit gjatë fjalimit në 50-vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit të nëntorit 1972, që shërbeu si themel i gjuhës standarde shqipe.
Sa i përket deklaratave të kryeministrit Rama, Kelmendi tha se qëndrimet e tij mbi gjuhën shqipe ishin një nekrofili dhe se pret që shumë shpejt të ketë reagime mbi standartizimin e saj, ndërsa mes të tjerash shkrimtari foli dhe mbi krahasimin që i bëri Ramës me diktatorin Enver Hoxha.
“Me doemos mua më duhet të kisha një qëndrim me atë që pashë në media, zhgënjimi im lidhet me kryeministrin, prandaj bëra një reagim dhe për të qenë i sinqertë më kanë thënë që kam qenë i vrazhdë me kryeministrin, dhe u thashë që t’i thuash dikujt në Shqipëri që ‘ti je Enver’ nuk është ofendim, madje mund të merret si kompliment. Në shumë aspekte më ka bindur se e ka ngritur përfaqësimin, unë e di që ai është i familjarizuar me këtë çështje. Diçka ka mbisunduar në qëndrimet e tij dhe ai vendosi të jetë më qëndrime të tilla ndaj gjuhës. Unë mendoj se ka gjithmonë e më shumë zëra mbi këtë çështjes dhe pres shumë shpejt reagime të njerëzve që e duan gjuhën shqipe. Ajo e tyre ishte një nekrofili ndaj gjuhës”, u shpreh ai ndër të tjera.
Kelmendi deklaroi se ky roman shënon veprën e tij të parë me ambicie letrare, ndërsa tha se në të trajtohet një përjetim personal i shekullit të 20-të duke përfshirë komunizmin, luftën e Kosovës, eksodin e bombardimet, e gjitha e shkruar në dialektin gegë.
“Ky roman shënon veprën time të parë me ambicie letrare. Kur e morëm për ta rishikuar këtë roman shtova një kapitull të tërë dhe e ktheva në gegërisht sepse mendova se gegërishtja është një medium më i gjetur për tregimet që kam shkruar aty, ku bëhet fjalë për një familje nga Rugova. Unë hyra për të folur për një familje dhe konstatova se po shkruaja për shekullin e 20-të.
Jam i kënaqur që unë dhe UET e kemi një produkt dhe besoj se është shumë mirë që ky roman sot gjendet në Tiranë dhe Prishtinë. Studiuesit në Prishtinë po më thonë që ky është roman i parë i botuar në gegërisht që nga shkrimtari Anton Pashku. Me doemos mua më duhet të kisha një qëndrim me atë që pashë në media, zhgënjimi im lidhet me kryeministrin, prandaj bëra një reagim dhe për të qenë i sinqertë më kanë thënë që kam qenë i vrazhdë me kryeministrin, dhe u thashë që t’i thuash dikujt në Shqipëri që ‘ti je Enver’ nuk është ofendim, madje mund të merret si kompliment. Në shumë aspekte më ka bindur se e ka ngritur përfaqësimin, unë e di që ai është i familjarizuar me këtë çështje. Diçka ka mbisunduar në qëndrimet e tij dhe ai vendosi të jetë më qëndrime të tilla ndaj gjuhës. Unë mendoj se ka gjithmonë e më shumë zëra mbi këtë çështjes dhe pres shumë shpejt reagime të njerëzve që e duan gjuhën shqipe. Ajo e tyre ishte një nekrofili ndaj gjuhës.
Nuk dua të flas vetëm në emrin tim, unë kam filluar të shkruaj në vitin ’94 për këtë çështjes, duke dalë kundër standardit, i cili është parë si simbol i bashkimit të shqiptarëve. Këto konotacione kanë shkaktuar kontradikta e mospajtime me këdo që kishte mendim tjetër. Një gjë që nuk është prekur për 50 vite, kam kuptuar se standardi nuk cenohet as në Tiranë, në Prishtinë nuk e kuptojnë që është më mirë të flasin gegërisht se sa të përpiqen të flasin standardin. gjithë muhabeti rreth gjuhës e standardit është nonsense për një njeri të shkolluar që ka vetë respekt, duhet të bëjmë matje, hulumtim se si aplikohet ky standard. Nuk kemi asgjë që ndihmon që eventualisht të pranojmë këtë standard, këta po auto izolohen me këtë çështje.
Rama di t’i shpjegojë qëndrimet e tij, por po them përfundimisht që njerëzit që e kanë gjuhën medium të përditshëm, duhet të marrin përgjegjësi për këtë punë. Në Prishtinë nuk i ngarkoj me akuza se nuk pres gjë prej akademisë së tyre, ata e lënë trurin në shtëpi kur vijnë në Tiranë, nuk dinë çfarë të thonë.
Unë hyra me historinë e një familjeje dhe konstatova se po flisja për shekullin e 20-të, unë përjetova komunizmin dhe shembjen e tij, përjetova luftën, eksodin, bombardimet, ka qenë një shekull dramatik e traumatik dhe ajo shfaqet në këtë roman. E keqja është se as shekulli 21 nuk nisi mirë, për Kosovën ishte një moment historik, çlirimi dhe shpallja e shtetit dhe Republikës, romani duhet lexuar, është një përjetim personal i shekullit të 20-të” ,tha ai.