Polemikë

Editorial nga media serbe Danas: Hill nuk është si Batman, e as Vuçiç nuk është Robin

Shkruar nga Liberale

Editorial nga media serbe Danas: Hill nuk është si Batman, e as

Editorial i medias serbe Danas:

Mbërritja e Kristofer Hill nga Amerika në Beograd në vitin 2022 tërhoqi vëmendje si pak ambasadorë, sepse shumë e kujtojnë atë nga vitet nëntëdhjetë dhe rolin që luajti në rajon, në ato kohëra të vështira.

Po ashtu ka mundësi që edhe largimi i tij eventual pas zgjedhjeve amerikane të ketë të njëjtin efekt, por ai e meritoi me atë që bëri. Për disa për shkak të meritave, ​​për disa për shkak të defekteve.

Por Amerika mund të jetë e kënaqur me pikëpamjen e tij të re për Serbinë. Vuçiç ka arritur një marrëveshje me Kosovën; shteti i Kosovës ka marrë edhe veriun e Kosovës, dhe serbët nga Kosova dhe Serbia nuk kanë protestuar shumë dhe aq seriozisht, sikurse armët eksportohen në Izrael dhe Ukrainë, ato blihen në perëndim, dhe Serbia po punon në diversifikimin e energjisë, për të cilin Hill foli në fillim të mandatit të tij.

A e përmbushi misionin Hill në Serbi?

E vetmja gjë është se ajo nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë, dhe është në një parneritet gati historik me Kinën (por kush nuk është), dhe kjo do të vazhdojë të tolerohet, sepse Hill nuk është tamam Batman, dhe nga ana tjetlr Vuçiç nuk është as Robin.

Dhe nëse Hill, një njeri me dorë të fortë, siç e cilësojnë shumë, e ka "bindur" Vuçiç në të gjitha këto, nuk dihet, se pse ai publikisht e kritikoi qeverinë.

Ai mund të ketë punuar pas perdes, por, ndryshe nga shumë ambasadorë, ai ishte gjithmonë përballë dhe fliste kur ndodhnin gjëra të rëndësishme në Serbi, që nga mbajtja e paradës së “Krenarisë”, ndalimi i festivalit "Mirdita-dobar dan", përmes raundeve të suksesshme dhe të pasuksesshme të dialogut në Bruksel, riregjistrimi i targave serbe apo heqja e dinarit në veri të Kosovës, ndërprerja e programeve televizive N1 dhe Nova S, shpallja e pafajësisë për vrasjen e Slavko Ćuruvija, ndalimi i patriarkut për të shkuar në Kosovë, deri te nënshkrimi i planit të konsultimit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Për shkak të marrëdhënies së tij me Vuçiç, dhe deklaratave për zgjedhjet dhe protestat e opozitës, ai u bë një urrejtës i opozitës, prandaj vazhdimisht merrte letra të hapura në të cilat kreu i SSP-së, Dragan Đilas e kritikonte për këtë.

Një pjesë e publikut u trondit kur publikoi një video me politikanë, personazhe publike dhe pjesë të programit “Pinka”, ku flitet për pozicionin e Serbisë në kah të Perëndimit. Ndryshe nga kritikët, Hill e kuptoi se mesazhe të tilla të dërguara nga “Pink” janë më të forta dhe më bindëse për pjesën e qytetarëve që janë dyshues ndaj Perëndimit. Ndërsa Vuçiç, duket se e ka kuptuar se me kë kishte të bënte, ndaj u tregua me takt dhe serioz me të, të paktën në publik.

Dhe ndoshta këtu mund të shihni dallimin midis taktikave të Hill dhe ambasadorëve të tjerë amerikanë, të cilët ose ishin të paarritshëm dhe pa peshë diplomatike ose dukeshin joseriozë në menjëhershmërinë e tyre.

Megjithatë, duke qenë se edhe kthimi nga Perëndimi nuk është i sigurt në Serbi, gjatë mandatit të Hill, Vuçiç vendosi Vulin si valvulën e shkarkimit të dashurisë së tij për Rusinë, dhe kur Hill të largohet, kushdo që të vijë pas tij do të ketë shumë punë për të ruajtur të paktë atë çka është arritur.

Përgatiti: Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH