Showbiz

“Dasma”/ Sinan Hoxha dhe Shkurte Gashi sjellin këngën e re për çiftet e vitit 2025"

Shkruar nga Liberale.al

“Dasma”/ Sinan Hoxha dhe Shkurte Gashi sjellin këngën e re

Dy prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar, Sinan Hoxha dhe Shkurte Gashi, kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor, një këngë që i kushtohet një prej momenteve më të veçanta në jetën e çdo çifti – martesës.

Kënga e titulluar “Dasma” është publikuar së fundmi së bashku me një videoklip festiv dhe emocionues, i cili pasqyron atmosferën dhe emocionet që shoqërojnë ditën e kurorëzimit të dashurisë.

Ky projekt muzikor është menduar posaçërisht për çiftet që martohen gjatë këtij viti, duke e bërë një zgjedhje të bukur për repertorin muzikor të dasmave shqiptare.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH