Aktualitet

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës, bashkëshortja përfundon me plagë në spital

Shkruar nga Liberale

65-vjeçari i vë flakën qëllimisht banesës,

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi i ka vënë flakën banesës së tij, ku është dëmtuar bashkëshortja e tij.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S. B., 65 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme.

Policia thotë se “dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë flakën një banese në pronësi të tij (aktualisht, e pabanuar). Si pasojë është dëmtuar bashkëshortja e tij, e cila mori ndihmë mjekësore, në spital”.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH