Nga 18 deri më 20 qershor, Tirana është bërë qendra e një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore dhe rajonale të vitit – ALForum 2025. Forumi ndërkombëtar ka mbledhur rreth 1,000 pjesëmarrës nga 43 vende të rajonit Euro-Mesdhetar dhe është organizuar nga Fondacioni Anna Lindh, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky aktivitet shënon gjithashtu shpalljen zyrtare të Tiranës si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025, një titull prestigjioz i dhënë nga Fondacioni Anna Lindh dhe Bashkimi për Mesdheun.
Gjatë tre ditëve të forumit janë zhvilluar 6 sesione plenare, 100 sesione paralele, 27 performanca artistike dhe aktivitete rrjetëzimi, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, akademisë, medias dhe udhëheqësisë rinore. Nën moton “Frymëzo Dituri, Nxit Veprim, Bashko Kultura”, forumi synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të nxisë veprim konkret për një transformim të qëndrueshëm në rajon.
/S.B/Liberale/