Portieri i talentuar Joan Garcia është zyrtarisht lojtari më i ri i Barcelona-s, pasi u transferua nga Espanyol. Kalimi i tij te klubi gjigand katalanas është pritur me entuziazëm nga vetë lojtari, i cili është shprehur se kjo është një mundësi e madhe për të dhe mezi e kishte pritur këtë moment.
“Jam shumë i lumtur. Mezi prisja këtë ditë dhe më në fund erdhi. Dua të vazhdoj të rritem si portier dhe të fitoj sa më shumë me këtë ekip. Jam këtu për të arritur gjëra të mëdha,” – u shpreh Garcia.
Ai shtoi gjithashtu se e sheh Barcelonën si një projekt shumë emocionues dhe është i kënaqur që do të luajë me një skuadër të mbushur me lojtarë të rinj e të talentuar, të cilët i njeh tashmë.