Kronikë

Pamje nga vendngjarja/ Përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi!

Shkruar nga Liberale

Pamje nga vendngjarja/ Përmbyset makina në Tepelenë, plagoset

Një tjetër aksident ndodhi mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit Këlcyrë, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është lënduar.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet makina e përmbysur dhe shoferi që qëndron jashtë i lënduar.

Sipas informacioneve të deritanishme, policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që ambulanca të mbërrijë në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të lënduarit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH