Kronikë

Një 15 vjeçar në “timon”, plagosen tre adoleshentë

Shkruar nga Liberale

Një 15 vjeçar në “timon”, plagosen tre

3 të mitur janë plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident në aksin “Fier-Ballsh”.
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg, një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Sipas burimeve policore, dy pasagjerët e mitur, 13 dhe 14 vjeç, kanë marrë lëndime më të rënda dhe ndodhen në sallën e operacionit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH