Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, 4 të plagosur nga e njëjta familje

Shkruar nga Liberale.al

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas–Librazhd, 4 të

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, pranë fshatit Qukës.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar katër persona të plagosur, mes të cilëve njëri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se të lënduarit janë anëtarë të së njëjtës familje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi autoambulancat nga spitalet e Librazhdit dhe Prrenjasit, të cilat kanë ofruar ndihmën e parë dhe kanë transportuar të plagosurit drejt qendrave spitalore për trajtim të specializuar.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat dhe për të sqaruar dinamikën e përplasjes.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH