Aktualitet

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për mbështetje financiare për riparimin e banesave

Shkruar nga Liberale.al

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për mbështetje financiare

Bashkia e Tiranës ka hapur zyrtarisht aplikimet për një program të mbështetjes financiare, që synon të ndihmojë qytetarët me vështirësi ekonomike në përmirësimin e kushteve të banimit. Programi është pjesë e politikave të strehimit social dhe synon t’u vijë në ndihmë familjeve që nuk kanë mundësi të kryejnë vetë riparimet apo rregullimet në shtëpitë e tyre.

Aplikimi për të përfituar nga ky program bëhet në mënyrë të thjeshtuar online, përmes portalit e-Albania, duke zgjedhur shërbimin:
“Kërkesë për të përfituar nga programet e strehimit social.”

Për të plotësuar aplikimin, qytetarët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar, ndërsa për ata që kanë nevojë për ndihmë teknike apo asistencë me dokumentet, punonjësit e njësive administrative të Bashkisë së Tiranës janë në dispozicion për të ofruar mbështetje.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH