Aktualitet

Aksident i rëndë në Cërrik-Gramsh/ Motomjeti del nga rruga, humb jetën 66-vjeçari

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në Cërrik-Gramsh/ Motomjeti del nga rruga,

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Cërrik-Gramsh.

Mësohet se një 66-vjeçar, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën.

“Më datë 30.07.2025, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, shtetasi O. K., 66 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.” thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH