Sport

Pret penallti dhe shënon golin e fitores, heroi Etrit Berisha eliminon Anderlehtin e Besnik Hasit nga Europa

Shkruar nga Liberale

Pret penallti dhe shënon golin e fitores, heroi Etrit Berisha eliminon

Etrit Berisha është shndërruar në një hero te skuadra suedeze e Haken. Gardiani shqiptar rrëmbeu skenën në duelin e Ligës së Europës ndaj Anderlehtit të Besnik Hasit, duke pritur penalltinë e katërt të belgëve, si dhe shënoi vetë penalltinë e fundit, duke i dhuruar kualifikimin e artë për në turin e tretë skuadrës së tij.  

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2 me 1 për vendasit, teksa dy shtesat nga 15 minuta, nuk prodhuan gola, duke bërë që supersfida të shkonte me penallti, ku fati u buzëqeshi suedezëve, që iu falën heroit shqiptar Etrit Berisha. 

Pasi i dhuroi Kupën e Suedizë, tashmë portieri kuqezi, bën një tjetër paraqitje fenomenale, duke u shndërruar në një lider te Haken.  
Penalltia e pritur nga Berisha

Penalltia e fitores e shënuar nga Berisha:VIDEO 

 

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH