Aktualitet

Arrestohet në Bilisht 39-vjeçari i shpallur në kërkim për kontrabandë bagëtish

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet në Bilisht 39-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçar nga Bilishti, i identifikuar me inicialet G.M., i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e operacionit “Matrikulli”, i zhvilluar një javë më parë.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Prokuroria e Korçës.

G.M. akuzohet për disa vepra penale, përfshirë “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi apo transportimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet tregojnë se ai dyshohet se ka kontrabanduar nga Greqia rreth 100 bagëti të imëta dhe 20 gjedhë. Më pas, në bashkëpunim me katër veterinerë të tjerë të arrestuar më 23 korrik gjatë operacionit “Matrikulli”, ai dyshohet se i ka matrikulluar kafshët me matrikulla të siguruara në mënyrë të paligjshme nga zyra e veterinarisë në Devoll.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme. Policia bën me dije se operacionet për kapjen e personave në kërkim do të vijojnë pa ndërprerje.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH