Aktualitet

TRAGJIKE në Divjakë/ Po saldonte portën, 68-vjeçari bie nga lartësia dhe ndërron jetë

Shkruar nga Liberale

TRAGJIKE në Divjakë/ Po saldonte portën, 68-vjeçari bie

Një 68-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Divjakë, teksa ishte duke punuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin e Sopës, ku 68-vjeçari ishte  duke punuar për saldimin e portës në pronësi të një tjetër personi.

Por aksidentalisht, ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm, pasi ditën e djeshme, në fshatin Sopës, shtetasi T. K., 68 vjeç, gjatë punës për saldimin e portës në pronësi të shtetasit V. K., ka rënë nga lartësia e portës dhe si pasojë ka humbur jetën në spital.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH