Aktualitet

Vrau me thikë 52-vjeçaren dhe i dogji banesën/ Gjykata vendos burg pa afat për Ilirjan Selmanin

Shkruar nga Liberale

Vrau me thikë 52-vjeçaren dhe i dogji banesën/ Gjykata vendos

Autori i vrasjes së 52 vjeçares Kozeta Teço në Pogradec, doli para togave të zeza, që i caktuan masën ‘arrest me burg’.

31-vjeçari dyshohet se i mori jetën 52-vjeçares dhe më pas i dogji banesën në mënyrë që të fshinte provat. Gjatë marrjes në pyetje në polici, Ilirjan Selmani pranoi disa episode, por jo që ta ketë kryer ai krimin. Por, policia dhe prokuroria e Korçës ka grumbulluar prova të mjaftueshme, të cilat dokumentojnë të gjithë dinamikën nga momenti i kryerjes së krimit, deri në largimin e autorit nga banesa e 52 vjeçares.

Nga hetimet rezulton që autori i krimit, mbrëmjen e së dielës, ashtu si çdo natë tjetër, e kishte kaluar në shtëpinë e Teços, me të cilën kishte një lidhje prej disa vitesh. Dyshohet se mes çiftit të ketë pasur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

Autori i krimit njihej nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, për shkak të të cilave ai shpesh herë shfaqte simptoma depresioni. Nga ana tjetër edhe viktima kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH