Sociale

Qeveria mbulon me 23 mijë euro shpenzimet e kurimit të drejtoreshës së APP, Redia Kashta

Shkruar nga Liberale

Qeveria mbulon me 23 mijë euro shpenzimet e kurimit të

Qeveria vendosi të mbulojë shpenzimet për mjekimin e Reida Kashtës, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Është e paqartë nga se vuan drejtoresha e APP, dalja e fundit e së cilës në publik ishte rreth një vit më parë në podkastin e kryeministrit Edi Rama. Shpenzimet arrijnë në masën 23 milionë lekë të vjetra.

V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. REIDA KASHTA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Reida Kashta, në masën 2 300 000 (dy milionë e treqind mijë) lekë.
2. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH