Aktualitet

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon PD-në

Shkruar nga Liberale.al

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon PD-në

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e një grupi deputetësh të PD-së, për pezullimin e një ligji të miratuar së fundmi, që lidhet me çështje mjedisore. Deputetët pretendonin se ligji bie ndesh me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por sipas Gjykatës, kjo nuk qëndron.

Në njoftimin zyrtar, Gjykata deklaron se ligji në fjalë është një ligj kuadër, i cili nuk sjell pasoja të drejtpërdrejta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe, për pasojë, nuk cenon detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë në këtë fushë.

Vendimi përfundimtar i arsyetuar pritet të bëhet publik brenda afateve të përcaktuara nga ligji.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH