Egnatia ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj, duke u kualifikuar për herë të parë në një raund të tretë. Skuadra nga Rrogozhina, e drejtuar nga Edlir Tetova, ka eliminuar Dinamo Minsk nga Bjellorusia me rezultatin e përgjithshëm 3-0, duke siguruar një vend në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Pas fitores 2-0 në takimin e parë të zhvilluar në Bjellorusi, Egnatia konfirmoi epërsinë edhe në ndeshjen e kthimit, ku triumfoi 1-0 në stadiumin e vet. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Selmani, i cili vulosi kualifikimin historik të kampionëve të Shqipërisë.
Kështu, rrogozhinasit shkojnë në fazë e 3-të të Ligës së Konferencës. Në këtë fazë, kampioënt e Shqipërisë do të përballen më një kundërshtar të vështirë në letër, siç janë kampionët e Sllovenisë, Olimpija Ljubljana
Edhe Dinamo kualifikohet
Dinamo ka kaluar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Dueli u mbyll në barazimin 1-1 me Atletik Eskaldes në stadiumin “Elbasan Arena”, por dinamovitët u kualifikuan falë rezultatit 1-2 në Andorrë në ndeshjen e parë. Zabërgja ishte ai i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 17-të duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë gjërat filluan të shkonin keq për blutë të cilët pësuan gol në të 49-ën dhe 52-ën mbetën me 10 lojtarë për shkak se Karamba mori karton të kuq.
Por fati u kthye në anën e skuadrës së Dajës pasi në të 77′ edhe skuadra nga Andorra ngeli me 10 lojtarë. Kështu u mbyll sfida.
Vllaznia bie në "shtesë"
Vllaznia humbi 4-2 pas 120 minutave lojë me Vikingur Reykjavik në sfidën e kthimit në Islandë, e vlefshme për turin e dytë kualifikues të Conference League.
Sfida e parë u mbyll 2-1 për kuqeblutë në Shkodër.
Vllaznia mbeti me 10 lojtarë më '111 para se të ndëshkohej në shtesën e parë nga islandezët.
VIKINGUR-VLLAZNIA 4-2
10′ Hafsteinson, 55′, 86′ Hansen, 94′ R. Torkelson / 26′ (p), 85′ (p) Balaj
Kalon Ballkani, eliminohet Prishtina
Ekipet e Kosovës kanë luajtur gjithashtu mbrëmjen e sotme ndeshjet e kthimit të fazës së dytë të Conference League.
Pas fitores 4-2 në shtëpi përballë maltezëve të Floriana, Ballkani u mjaftua me barazim mbrëmjen e sotme. Sfida mes “djemve” të Orges Shehit dhe ekipit maltez përfundoi 1-1. Kështu Ballkani shkon në fazën e 3-të, aty ku do të përballet me Shamrock Rovers nga Irlanda.
Nga ana tjetër, Prishtina nuk ia doli përballë Larne. Sfida e parë përfundoi 0-0, ndërsa e sotmja 1-1. Por, prishtinalitë gabuan në goditjet e penalltive dhe kështu, ekipi nga Irlanda e Veriut kaloi më tej.