Aktualitet

Dumani: 56 kallëzime nga partitë për krime zgjedhore, por mungojnë provat

Shkruar nga Liberale.al

Dumani: 56 kallëzime nga partitë për krime zgjedhore, por

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë me dije se janë regjistruar 56 kallëzime nga partitë politike për krime të pretenduara zgjedhore, por sipas tij, asnjëra nuk është mbështetur me prova konkrete.

"Shumica e kallëzimeve lidhen me raste si ‘asfalt elektoral’, punësime të paligjshme apo përdorim i administratës në fushatë", tha Dumani. Megjithatë, nga verifikimet në terren, hetuesit nuk kanë gjetur prova që të mbështesin këto pretendime.

Nga 193 materiale që janë shqyrtuar në total – përfshirë kallëzime nga qytetarë, policia, prokuroritë dhe iniciativa të vetë SPAK – janë hapur 39 procedime penale, ndërsa për 43 kallëzime është vendosur mosfillimi i çështjes për mungesë të elementëve të veprës penale.

Nga të gjitha rastet që janë aktualisht në hetim, vetëm 4 kanë ardhur si kallëzime nga subjektet politike. SPAK vijon punën për verifikimin e të gjitha rasteve, ndërkohë që thekson rëndësinë e kallëzimeve të mbështetura me prova dhe fakte konkrete.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH