Një lokali në Tiranë i është vendosur tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në Rrugën e Durrësit. Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës hyrëse të lokalit.
Burime pranë grupit hetimor sqaruan për se pronari i lokalit, Arbër Sinani, ka deklaruar në polici se nuk ka dijeni kush mund të jenë autorët që i kanë vendosur sasinë e tritolit në biznesin e tij, ai ka thënë se nuk ka konflikte.
Arbër Sinani për disa kohë ka jetuar në Gjermani, ku dyshohet se mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitet ilegal me lëndë narkotike. Dyshohet se mund të ketë përplasje me persona të tjerë në lidhje me konfliktet për drogën.
Kamerat e siguriese në lokal nuk janë të pajisura me DVR, çka e bën të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e aktorëve të dyshuar.
Ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e bizneseve të tjera në zonë.