Showbiz

Rita Ora rrëfen periudhën e errët të pasigurive për trupin: Besova se nuk isha e bukur sepse….

Shkruar nga Liberale.al

Rita Ora rrëfen periudhën e errët të pasigurive për

Rita Ora, këngëtarja shqiptaro-britanike me famë botërore, ka folur hapur për një periudhë të vështirë të jetës së saj, kur pasiguritë për pamjen fizike i rënduan shëndetin mendor dhe vetëbesimin. E ftuar në podcast-in “Happy Place”, ajo tregoi me sinqeritet se në fund të të njëzetave e ndjente veten nën presionin e pritshmërive të shoqërisë për "trupin perfekt".

“Fillova të sëmuresha shpesh, nuk kisha energji dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Dhe pastaj erdhi mendimi: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët – prandaj jam e shëmtuar’. Sot më duket tronditëse që e besoja këtë,” tha Rita, duke prekur një temë që për shumë vajza dhe gra është ende tabu.

Në bashkëpunim me markën Dove dhe projektin “Self Esteem”, artistja theksoi rëndësinë e shërimit dhe përballjes me versionin e dikurshëm të vetes. “Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash: ‘Ti je shumë më e bukur se ç’mendon.’ Të gjithë meritojmë ta ndiejmë këtë,” u shpreh ajo me emocion.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH