Modelja e famshme Emily Ratajkowski po shijon pushimet e saj në Itali dhe më konkretisht, në Positano. Ajo ndau foto me miqtë e saj në rrjetet sociale, duke iu serviruar atyre pamje se si po e kalon verën.
Në një postim që bëri në llogarinë e saj personale në Instagram, Ratajkowski u tregoi ndjekësve të saj momente nga jeta e saj e përditshme me miqtë dhe djalin e saj, ndërsa nuk hezitoi të publikonte disa pamje zbuluese.
Në fotot që ka postuar, modelja shfaqet e veshur me bikini të vogla që nuk i lënë shumë vend imagjinatës, duke pozuar përpara peizazheve të ndryshme. Në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj, Emily Ratajkowski falënderoi akomodimin ku po qëndron për mikpritjen.