Bota

Krimi që bashkon dy vrasësit! Vrasësi i Ilaria Sulës bëhet shok në burg me amerikanin që i mori jetën të bijës dhe partneres

Shkruar nga Liberale

 

Krimi që bashkon dy vrasësit! Vrasësi i Ilaria Sulës

Sipas asaj që raporton Il Messaggero, të dy ata janë fqinjë qelish, por shpesh ndajnë të njëjtin ambient pavarësisht se Kaufmann mbahet në izolim. Të dy janë nën hetim për vrasje, dhe njohja e mirë e anglishtes nga ana e Samsonit ka ndihmuar në afrimin e tyre. Madje, 46-vjeçari amerikan i ka kërkuar 23-vjeçarit filipinas të komunikojë me një nga avokatët e tij, edhe pse më pas vendosi të mos e angazhonte atë.

Kohët e fundit, Kaufmann ka shkarkuar avokatin e tij, duke deklaruar se dëshiron të mbrohet vetë — një gjë e ndaluar nga ligji italian. Ndërkohë, Samsoni ka ndryshuar qasje, duke vendosur të bashkëpunojë me hetuesit pas një periudhe përpjekjesh për t’i shmangur ata.

Hetuesit shpresojnë që edhe Kaufmann të ndjekë të njëjtën rrugë, por deri tani ai ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën për të heshtur, pavarësisht provave të reja që rëndojnë mbi të.

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH