Bota

Paralizohet Patra! Autoritetet greke ndërpresin qarkullimin për shkak të zjarrit të fuqishëm, urdhërohet evakuimi për banorët

Shkruar nga Liberale

 

Paralizohet Patra! Autoritetet greke ndërpresin qarkullimin për shkak

Zjarri i madh që vazhdon të shpërthejë në Akainë Perëndimore ka “prerë” përgjysmë rrjetin rrugor të Peloponezit Perëndimor në Greqi.

Konkretisht, Policia Greke ndaloi trafikun në pikat e kryesore rrugor, për shkak të zjarrit që po përhapet në zonë.

Trafiku është bllokuar në rrugën e re kombëtare Patras-Pyrgos, rrugën e vjetër kombëtare Patras-Pyrgos, rrugë të tjera, nga kryqëzimi i Kato Akaisë deri në Ovrya-Patra, nga kryqëzimi i zonës industriale dhe në rrugën kombëtare Patra-Tripoli.

Ndërkohë është lëshuar urdhër evakuimi për 7,500 banorë, duke u kërkuar banorëve të lëviznin drejt Pirgos në Ilia.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH