Bota

TRAGJIKE/ Rrëzohet një balonë me ajër të nxehtë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Shkruar nga Liberale
TRAGJIKE/ Rrëzohet një balonë me ajër të nxehtë,

Një incident tragjik ka ndodhur në provincën veriore të Holandës, ku një balonë me ajër të nxehtë është rrëzuar gjatë uljes pranë zonës De Hoeve, rreth 15 kilometra në juglindje të Heerenveen.

Sipas mediave ndërkombëtare, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Punonjësi i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit, Jan Willem Zwart, tha për mediat se balona humbi papritur lartësinë teksa po ulej dhe u përplas disa herë me tokën.

Balona u përplas disa herë, duke bërë që njerëzit të binin nga shporta. Ata u lënduan rëndë dhe u desh të trajtoheshin nga ne dhe të dërgoheshin në spital,” deklaroi Zwart.

Hetimet për shkaqet e incidentit kanë nisur, ndërsa autoritetet holandeze nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme rreth identitetit të viktimës apo personave të plagosur.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH