Aktualitet

MOT me vranësira por me temperatura të larta, ja sa pritet të shënojë termometri sot

Shkruar nga Liberale

MOT me vranësira por me temperatura të larta, ja sa pritet të

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Herë pas here, priten vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë.

Parashikohet që pasditja dhe nata, të mbeten të kthjellëta dhe të nxehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 9°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH