Showbiz

Loredana Brati rrëfen momentet e zhgënjimit: Në ditëlindjen time ndjeva se disa njerëz më përdorën

Shkruar nga Liberale.al

Loredana Brati rrëfen momentet e zhgënjimit: Në ditëlindjen

Artistja dhe personazhi i njohur publik Loredana Brati ka ndarë së fundmi disa momente personale nga jeta e saj, në një intervistë të sinqertë me Lei Kraja. Gjatë bisedës, ajo foli hapur për marrëdhëniet, miqësitë dhe zhgënjimet që ka përjetuar kohët e fundit.

E pyetur nëse është aktualisht në një lidhje dashurie, Loredana u shpreh shkurt:
“Vazhdoj të jem një shpirt.”
Një përgjigje e thjeshtë, por që nënkupton shumë për gjendjen e saj emocionale dhe ndoshta nevojën për qetësi dhe reflektim.

Në vijim të intervistës, Brati kujtoi një moment që, sipas saj, nuk ishte ndër zgjedhjet më të mira që ka bërë në jetë.
“Ndoshta kur u afrova me Jozin, që në fillim. Nuk do e ktheja kohën pas sepse gjithçka ndodh për një arsye, por kishte momente që ngecja në situata që nuk ishin situata të miat. Dhe i thoja vetes: Lori, çfarë po bën? Kjo nuk është gjëja jote,” – u shpreh ajo me një ndjeshmëri të dukshme.

Një tjetër moment i ndjerë në rrëfimin e saj ishte kur foli për ditëlindjen e saj të fundit, një event që e organizoi dy muaj më parë me shumë miq dhe bashkëpunëtorë të ftuar.
“I ftova sepse doja t’u ktheja mbështetjen që më kanë dhënë ndër vite. Por, disa njerëz e panë si një mundësi për të marrë views dhe para. U ndjeva pak e përdorur, e tradhtuar. Nuk e prisja, u zhgënjeva,” – tha Loredana me sinqeritet.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH