Një reagim i fortë ka ardhur nga këngëtarja dhe influencerja Xhenneta, pas performancës së fundit të Egli Takos, e cila u ngjit në skenë me flamurin shqiptar mbi supe gjatë një koncerti ku dominuan mesazhet patriotike.
Në një postim të bërë në rrjete sociale, Xhenneta ka lëshuar një “kunjë” të drejtpërdrejtë, duke e konsideruar këtë veprim më shumë si një strategji për famë, sesa një shprehje të vërtetë dashurie për atdheun.
“Flamura n'qafë, njerëz me nevojë n'story, e koncertet plot 'dashni' për famë. Kur i shkelin flamurin – heshtje. Kur dikush ka nevojë pa kamera – s’u gjeni kërkah,” shkruan ajo, duke nënkuptuar se shumë figura publike përdorin simbolet kombëtare për vëmendje në rrjet, ndërkohë që në situata reale, mungojnë totalisht.
Ajo vijon krahasimin me artistët ndërkombëtarë:
“Cilin artist në Amerikë e sheh me flamur në dorë në çdo koncert? Asnjë. Sepse ata e kanë patriotizmin n'zemer, jo n'story. Ata bien n’sy me sukses, jo me folklor për klikime.”
Në përfundim, Xhenneta e mbyll me një kritikë të ashpër, duke i akuzuar disa artistë për mungesë autenticiteti dhe përdorim të gjithçkaje – përveç talentit:
“Përdorni gjithçka veç talentin – edhe njerëzit, edhe kombin. Të paftyrë me internet.”