Finalistja e “She’s on Top”, Kiara Kërçuku, ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Në studio ishte së bashku me nënën e saj, Ermira Kërçuku.
Kiara tregoi se ftesa për të qenë pjesë e “She’s on Top” erdhi pasi moderatorja e dashur për publikun, Kiara Tito kishte sugjeruar emrin e saj.
“Kur mora pjesë te Miss Lushnja, Kiara ka qenë pjesë e jurisë. Mora dy çmime aty, Miss buzëqeshja dhe Miss eleganca. Gjithashtu mora edhe një bursë shkollimi. Pas dy ditësh më vjen një mesazh nga një prej asistentëve të “She’s on Top” dhe më thotë që ‘Kiara na ka sugjeruar emrin tënd, dëshiron të marrësh pjesë?’, dhe unë them ‘patjetër’. Ishte mundësia më e mirë që kam marrë në jetën time”, tha ajo.
Kiara u shpreh se ëndrra e saj është edhe moda nëse i jepet mundësia, por më shumë e tërheq televizioni.
“Ndoshta moderatore, do thoja moderatore te Big Brother”, tha duke qeshur Kërçuku.