Showbiz

Post Malone arrin marrëveshje me ish-të fejuarën, shmang gjyqin për kujdestarinë e vajzës

Shkruar nga Liberale.al

Post Malone arrin marrëveshje me ish-të fejuarën, shmang gjyqin

Këngëtari i njohur amerikan, Post Malone, ka zgjidhur në mënyrë private mosmarrëveshjen ligjore me ish-të fejuarën e tij, Hee Sung Park, lidhur me kujdestarinë e vajzës së tyre trevjeçare.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga mediat ndërkombëtare, Park ka tërhequr padinë ndaj artistit, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, pasi të dy kanë rënë dakord për një marrëveshje jashtë gjykatës.

Në kërkesën fillestare, Park kishte kërkuar rishikim të kushteve të kujdestarisë dhe mbështetje financiare për vajzën, e identifikuar në dokumente me inicialet “DDP”. Ajo kishte theksuar se ndonëse kishin qenë të fejuar dhe kishin bashkëjetuar, pas ndarjes kishin mbetur pa zgjidhur zyrtarisht çështjet që lidhen me fëmijën dhe aspektet ekonomike.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH