Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë një moment shumë të ndjerë me ndjekësit, duke zbuluar dy kërkesat e sinqerta që i ka bërë djali i saj.
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Adrola rrëfeu:
“Djali im më ka kërkuar dy gjëra: të lutem, mos pi duhan për mua mos e bëj kurrë. Unë nuk e bëj, jo vetëm për veten, por edhe sepse ma ka kërkuar ai. Dhe e dyta: të lutem, mos hyr në Big Brother, mami.”
Modelja tha se e kupton dhe respekton zgjedhjen e atyre që marrin pjesë në reality show, por për veten nuk e sheh si një hap të duhur:
“Nuk është për mua. Ia kam thënë edhe djalit: nëse hyj aty, nuk jam më as mami jot, nuk jam më e vetëdijshme për çfarë po ndodh.”
Kur u pyet si do reagonte nëse partneri i saj hipotetik do të hynte në Big Brother, Adrola u shpreh qartë:
“Jam shumë kundër, kategorikisht. Po mundohem të jem pak ‘nice’, por të them të vërtetën, jam kundër.”