Showbiz

Nuk do ta besoni! Bakshishi marramendës që Jeff Bezos la në hotelin ku qëndroi në Venecia

Shkruar nga Liberale

Nuk do ta besoni! Bakshishi marramendës që Jeff Bezos la në

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, thuhet se ka lënë një bakshish prej 45.000 eurosh për stafin e një hoteli luksoz në Venecia, ku qëndroi me bashkëshorten e tij të re, Lauren Sanchez, pas martesës së tyre madhështore.

Lajmi është raportuar nga gazeta italiane Il Gazzettino, e cila thekson se Bezos nuk ka reaguar për ta konfirmuar apo mohuar këtë informacion, që tashmë ka bërë xhiron e rrjetit.

Sipas të njëjtave burime, çifti qëndroi në një hotel me shtatë yje, dhe gjesti bujar i Bezos është përshëndetur gjerësisht nga personeli i hotelit.

E krahasuar me shpenzimet e dasmës, bakshishi duket si një detaj i vogël: ceremonia martesore, e mbajtur para tre javësh, raportohet të ketë kushtuar deri në 30 milionë dollarë.

 

 

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH