Këngëtarja e njohur Arta Memedi ka përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës është bërë nënë për herë të parë!
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë përmes një postimi emocional, ku zbulon se më 28 korrik ka sjellë në jetë vajzën e saj, Noemi Dërguti.
“Për muaj të tërë, kam mbajtur në heshtje këngën më të bukur që kam njohur ndonjëherë, ritmin e një rrahjeje të vogël zemre, melodinë e një shpirti,” shkruan Arta, duke zbuluar se shtatzëninë e ka jetuar larg syve të publikut, në qetësi e përkushtim të plotë.
“Nuk e ndava me botën, disa mrekulli janë thjesht shumë të shenjta për t’u treguar para kohe. Kisha nevojë për heshtje, qetësi, mbrojtje për të, për mua, për ne,” vazhdon ajo.
“Dhe unë mbaj brenda vetes emocione dhe qetësi të thellë. Më në fund, jam gati t’ia këndoj botës.”