Arte

PIKTURA E DITËS: "Vjeshtë në Bjeshkët e veriut"- Nga artistja Xheneta Kadillari

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Vjeshtë në Bjeshkët e veriut"-

Në pikturën më lart, artistja e mirënjohur Xheneta Kadillari ka realizuar një peizazh magjepsës, me ngjyrat e ngrohta të vjeshtës në Bjeshkët e veriut. Gjethet e arta dhe portokalli kontrastojnë butësisht me qiellin e zymtë, duke krijuar një ndjesi paqeje dhe nostalgjie.

Xheneta Kadillari, e lindur në vitin 1959 dhe e diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë (1978). Artistja është vlerësuar me disa çmime gjatë karrierës, ku veçojmë Medaljen e Bronxtë në Bienalen e 15-të të piktorëve të vendeve të mesdheut në Aleksandri, në vitin 1984; Medaljen e Argjentë në konkursin e 37-të të Akademisë Europiane të Arteve në Genblaux të Belgjikës (2007); si dhe medaljen “Naim Frashëri”, akorduar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë në vitin 1989.

Me kohë artistja e ka krijuar profilin artistik. Në shtator të vitit 2010 merr çmimin “Pelod” nga Qendra e Artit “DEA”, çmimin e dytë në konkursin Ndërkombëtar “Vangjush Mio”.

Ka bërë 14 ekspozita vetiake dhe shumtë të tilla me bashkautorë brenda dhe jashtë vendit.

Xheneta është koloriste. Tek piktorja kjo shpërfaqet së brendshmi, vjen nga ajo pasuri e madhe, që ka vendlindja e saj, Shkodra si kryeqendër e hershme kulture.

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH