Blogerja e njohur dhe ish-banorja e “Big Brother 5”, Genta Gjalpi, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.
Në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar disa foto krah partnerit të saj, Arbrit, me barkun e rrumbullakosur.
Ndërsa në mbishkrim ajo përshkruan emocionin dhe mirënjohjen në këtë kapitull të ri të jetës:
“Do doja të shkruaja diçka, por s’po më vjen asnjë fjalim në mendje. Zoti po më jep atë që doja më shumë dhe jam falenderuese pa masë. Falenderoj shumë të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër këto 4 muaj.”