Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka ndarë një detaj interesant nga jeta e saj personale gjatë një interviste për emisionin “Pushime On Top”.
Blogerja e njohur tregoi se ka një pëlqim për një djalë, por deri tani nuk ia ka shprehur ndjenjat. Ajo shtoi se edhe ai e pëlqen atë dhe madje ia ka treguar këtë.
“Kemi një raport reciprok dhe kjo më pëlqen. Për momentin jemi thjesht crush, ndaj është si një sekret i vogël dhe i ëmbël. Ua thashë juve, por mos ia thoni njeriu, as atij, se nuk i kam treguar ende se më pëlqen”, u shpreh Rizarta me humor.
Ndër të tjera, ajo tha se në një marrëdhënie është më ndryshe nga sa duket.
“Ndonëse dukem e qetë dhe e ëmbël, jam pikante në një marrëdhënie”, tha ajo.