Showbiz

Kim Kardashian rrëfen përvojën që i ndryshoi jetën! “Trupi im po shkatërrohej….”

Shkruar nga Liberale.al

Kim Kardashian rrëfen përvojën që i ndryshoi jetën!

Kim Kardashian, një nga emrat më të njohur të showbiz-it botëror, ka ndarë me ndjekësit e saj një histori shumë personale që ka të bëjë me shëndetin e saj. Në një postim të fundit në “Instagram”, ajo zbuloi se ka udhëtuar në Meksikë për të provuar një terapi të avancuar me qeliza staminale, e cila, sipas saj, i ka transformuar jetën.

Kim tregoi se e kishte dëmtuar shpatullën gjatë ngritjes së peshave, gjë që i shkaktoi dhimbje të forta për një kohë të gjatë. Ajo tha se kishte provuar gjithçka për të gjetur lehtësim, por pa sukses. Ishte pikërisht atëherë kur mësoi për terapinë me qeliza staminale Dezawa Muse, të ofruar nga mjeku Dr. Adeel Khan në klinikën Eterna Health në Meksikë.

"Pas trajtimit, dhimbja u largua menjëherë dhe rifitova lëvizshmërinë e plotë në shpatull. Prej asaj kohe nuk kam ndjerë më dhimbje", shkroi ajo në rrjetet sociale.

Pas suksesit të parë, Kim vendosi të rikthehej sërish në Meksikë, këtë herë për një problem kronik në shpinë që e kishte shoqëruar për vite me radhë. Edhe këtë herë, trajtimi rezultoi i suksesshëm dhe ajo deklaroi se ndjeu lehtësim të menjëhershëm.

“Dhimbja që më shoqëronte për vite thjesht u zhduk. Ky trajtim më ka ndryshuar jetën”, tha Kim.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH