Aktorja e dashur për publikun dhe fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit në “Instagram”, ku ka folur për tema të ndryshme që i interesojnë fansave.
Mes pyetjeve për shëndetin e nënës së saj, projektet e ardhshme dhe jetën pas “BBV”, nuk munguan as pyetjet rreth ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kur një ndjekës e pyeti se çfarë mendimi ka për çiftin Egli dhe Gjesti, të cilët krijuan një lidhje brenda reality show-t, Egla u përgjigj me një koment që u duk si thumb:
“Majdanozi mund të përdoret në gjellë, por varet nga lloji i gjellës.”
Një përgjigje që ka ngritur shumë pikëpyetje për mënyrën se si e sheh ajo këtë lidhje.
Nga ana tjetër, Egli ka treguar së fundmi gjatë një bisede private se është beqare, duke lënë të kuptohet se lidhja me Gjestin mund të mos ketë vazhduar jashtë shtëpisë.
A është ky fundi i çiftit të krijuar në BBV? Mbetet për t’u parë…