Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Të rinjtë e plagosur, në gjendje kritike, dërgohen me helikopter në Tiranë

Shkruar nga Liberale.al

Detaje nga ngjarja në Sarandë/ Të rinjtë e plagosur, në

Dy të plagosurit me armë zjarri në qytetin e Sarandës ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj 32 vjeç kanë marrë plumba në pjesën e barkut dhe legenit.

Bluzat e bardha të Sarandës bëjnë të ditur se dy të rinjve iu dha ndihma e parë në spitalin e qytetit, por rreziku nuk ka kaluar dhe mjekët kërkuan dërgimin e tyre në Tiranë.

Ata u transportuan me urgjencë me helikopter drejt Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar. Të plagosurit do t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale te ish-Spitali Ushtarak në kryeqytet.

Ernest Lama dhe Gëzim Hoxhaj u qëlluan me armë zjarri në rrethana të paqarta pranë stadiumit të Sarandës.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH